Sinner, “mbret” në New York, kampioni italian fiton “Us Open”, mundi në finale vendasin Fritz

1 week ago 4
Reklamë

Janik Sinner kompletoi një mrekulli të vërtet në Us Open, duke u futur në histori si tenisti i parë italian që fitoi këtë Grand Slem.

23-vjeçari mundi në finale Tejlor Fritz beniamin e tifozerisë amerikane.

Megjithëse mijëra të pranishëm  ishin në mbështetje të 26-vjeçarit amerikan, kjo nuk shërbeu që Fric të fitonte qoftë edhe një set, pasi sfida finale u mbyll 3 me 0.

Në setin e parë Sinner reagoi kualitetin e tij teknik dhe fizik duke qenë i saktë dhe me shërbime shumë të forta.

Fritz u përpoq të ishte më agresiv në setin e dytë, mirëpo nuk ia doli të rikthejë ekuilibrat duke shkuar në disavantazh 2 me 0.

Ndërsa seti i tretë ishte pak më i  ekuilibruar dhe spektakolar.

Falë shtytjes së publikut vendas,  numri 12 i botës Tejlor Fritz shkon deri në avantazhin 5 me 3.

Mirëpo nuk shfrytëzon dot shërbimin për të fituar setin. Përmbysja e italianit është e jashtëzakonshme.

Barazon lojën e setit në 5 me 5 dhe pastaj e përmbys në 7 me 5.

Një forcë e jashtëzakonshme psikologjike ndonëse nën presionin e vazhdueshëm të tifozerisë amerikane, e cila prej 2003 atëherë kur fitonte Endi Rodik, nuk shijon më suksesin e një tenisti vendas.

Janik realizon ëndrrën amerikane, bëhet gjithashtu i pari italian në histori që ka fituar 2 Grand Slem Brenda një viti.

Të mos harrojmë që në fillim të vitit ai kishte triumfuar edhe në Australian Open.

Sinner forcon edhe më shumë pozitat si numri një i botës në renditjen ATP.

Vërtet i jashtëzakonshëm./vizionplus.tv

Read Entire Article