Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga salla e Kuvendit iu drejtua komuniteteve dhe publikut për një bashkëpunim më të madh në rastet e zjarrvënieve.
Balla tha se nga qytetarët duhet të sinjalizohen menjëherë shërbimi zjarrfikës për të vënë nën kontroll jo vetëm vatrat e zjarrit, por për të çuar para drejtësisë edhe zjarrvënësit.
“Kam patur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por përsa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.
Ai kërkoi një refklemtim nga i gjithë publiku dhe komunitetet, si dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, kërkohet edhe vullnetarizëm.
“Isha mbrëmë në Kavajë, ku forcat zjarrfikëse mungonin me flakët, por mungonte angazhimi vullnetar. Ndaj i kam kërkuar Bashkive që të vendosin në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse edhe punonjës të strukturave të bashkive. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha Balla.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb