Ministri i Jashtëm, Igi Hasani u bëri sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Hasani: Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen. Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë.
Bardhi: Ministri duhet të dënonte sulmin e Serbisë. Duhet një rezolutë një orë e më parë të koordinuar me parlamentin e Kosovës. Duhet të dimë çfarë po bën diplomacia shqiptare në nxirjen e një hetimi ndërkombëtar. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare. T’i ulin në një proces autentik për normalizimin, kjo është sot një domosdoshmëri. Kemi deklaruar se formati i dialogut duhet ngritur në Shqipëria
Kodheli: Kemi gati një draft rezolutë. Ka edhe një nga PD. T’i diskutojmë e të vijmë në Kuvend me një rezolutë.
Tabaku: Situatë dramatike për Kosovën. Duhet zoti Ministër t’i drejtoheni BE-së për heqjen e masave të Kosovës e vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë. A jeni koordinuar me qeverinë e Kosovës për rolin e KFOR-it në Kosovë?
Top Channel