Situata me zjarret/ “Natë e frikshme në Shëngjin”, Agron Gjekmarkaj: Qeveria, shumë e zënë me propagandë! Thirrja për kryeministrin Rama

3 months ago 10

Deputeti i PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me zjarrin në Shëngjin, për të cilin pak më parë u raportua se ka dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar biznese dhe banesa.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e quan natën e mbrëmshme, të frikshme, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet e të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.

“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article