Situata në PD/ Basha: Fajin më të madh nuk ia vë Berishës, por atyre që bënë sikur shkuan tek ai

9 months ago 22
17:52 11/01/2024

Për situatën në Partinë Demokratike, Lulzim Basha nuk bën totalisht me faj Sali Berishën, por bën edhe ata që iu bashkuan ish-kryeministrit. Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Basha është shprehur se e vetmja që e ka mbajtur peng për vitet e shkuara kur ka qenë në krah të tij, ka qenë mirënjohja ndaj Sali Berishës.

Pyetje: Njëra anë e PD-së drejtohet nga Sali Berisha, ndërsa pjesa tjetër drejtohet nga Lulzim Basha. A ndjeni përgjegjësi (gjithashtu edhe Berishës ja kam bërë këtë pyetje) si 2 persona që po e dëmtoni fort PD-në, jeni ju dhe ish-kryeministri duke i lënë mundësinë kryeministrit Ramës që në 2025-ën të qeverisë për 4 mandate radhazi?

Lulzim Basha: E kam dëgjuar këtë tezë. Është një tezë që qarkullon nga një i tretë pasi nuk njeh PD-në zyrtare, heq shenjën e barazimit, jo nuk ka barazim. Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka pasur arsyet e tij të bëjë këtë zgjedhje. Për mua, zgjedhja ka qenë e gabuar për të, për familjen e tij dhe demokratët. Fajin më të madh nuk ia vë Berishës sepse e kuptoj që vendimi i tij është errësuar, por fajin më të madh e kanë ata të cilët bënë sikur shkuan tek Sali Berisha sepse iu digjte barku për të, por në fakt janë njerëzit që e kanë anatemuar prej vitesh me radhë dhe nuk kanë lënë gjë pa i thënë dhe ne e dimë që nuk kanë shkuar atje për Sali Berishën dhe as për demokratët, por për veten e tyre sepse besonin që ai stan kishte bulmet më të mirë.

Kanë shkuar për egoizëm dhe këto janë vendime të pafalshme që i paguajnë edhe sot demokratët. Sa kam punuar me Sali Berishën unë, nuk kanë punuar këta. Sa jam kujdesur në 8 vite për të ruajtur imazhin e tij, apo trashëgiminë e tij politike kur këta e përqeshin, por ishte një moment që duhej të zgjidhja mes mirënjohjes, e cila ka qenë e vetmja që kam qenë peng, mirënjohja ndaj tij dhe nevojës për të lëvizur përpara, për të shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Po të mendoja për veten tme, sot nuk do të kishte PD zyrtare, do të ishte e pashpresë dhe e tretur, siç është e tretur Rithemelimi pas gabimeve që mori i pari i tij. Kujtdo që bën llogari personale, ju kujtoj fatin e tyre që bënë llogari personale dhe sot janë zhytur në sindromën e bixhozxhiut.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article