Situata në veriun e Kosovës, Baerbock: Vitin e ardhshëm Gjermania do të regjistrojë më shumë trupa në kontekstin e trupave të KFOR-it

1 year ago 13
14:32 06/10/2023

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në konferencën për media e pyetur lidhur me angazhimin e ushtarëve gjerman në kontekstin e trupave të KFOR-it u shpreh se vitin e ardhshëm edhe Gjermania ka vendosur të regjistrojë më shumë trupa në kontekstin e trupave të KFOR-it.

Ndër të tjera Baerbock ka theksuar se rruga me e suksesshme drejt de-eskalimit të situatës në veriun e Kosovës është përmes bashkëpunimit.

“Konferenca të tilla i shërbejnë qëllimit për bisedim për tema delikate. Nuk do të kishte kuptim nëse vetëm do të informonim njëri-tjetrin. E kam nënvizuar, në rrugën drejt familjes europiane nuk ka alternativë tjetër vetëm se njerëzit të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre që të mos të lënë të shkuarën që të na ndikojë. Ju pyetet si ishte reagimi dhe ju keni parë që ditët e fundit trupat në kufi janë reduktuar nga pala serbe dhe këto biseda kanë qenë kuptimplote. Duke parë gjendjen në vend dhe edhe këtë e ceka në takim. Po ne shqetësohemi sepse kur në vend të parë është dialogu në arrijmë hapa të mirë. Si NATO ne kemi thënë se ka vendosur të risë angazhimin e saj në trupat e KFOR- it dhe vitin e ardhshëm Gjermania do të angazhojë më shumë trupa në kontekstin e trupave të KFORIT për të dhënë kontributin tonë, por rruga e sukseshme drejt de-eskalimit është bashkëpunimi. Menduam që të gjejmë një bashkëpunim tridimensional, me palën kosovare, pra policia e Kosovës ka një përgjegjësi të konsiderueshme lidhur me këtë pastaj edhe sa i përket EULEX dhe kaufor. Unë  mendoj që vendimi i Natos është shumë i rëndësishëm sa i përket sigurisë së strukturave të policisë në Kosovë. KFORI i plotëson në mënyrë të vazhdueshme këto përpjekje.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article