Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend.
Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, ndërkohë që mbeten aktive 7 prej tyre.
Njoftimi:
Në 24 orët e fundit ka vijuar pa ndërprerje puna për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. Janë shuar 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara në 24 orët e fundit, mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Por vijojnë të jenë aktive sot zjarret në:
fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, I cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në atë zonë. Por punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, bashkia Lezhë, i cili është aktiv prej disa ditësh
ditesh, pasditen e djeshme u përhap menjëherë duke vënë në rrezik
bizneset dhe zonat e banuara. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur
shmangia e rrezikut për qytetarët.
Sot vijon operacioni nga toka dhe ajri.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Puna Po vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe fshatin Lozhan, bashkia Maliq.
Mirënjohje për të gjitha forcat operacionale të angazhuara në këto operacione për shuarjen e zjarreve, një pjesë e të cilave shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut. Ju bëjmë thirrje banorëve të bëjnë kujdes! Ligji është i qartë dhe i rreptë për ata që ndezin zjarre!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb