Të tjera përgjime janë zbardhur në lidhje me skandalin në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku mjekët orientonin pacientët në spitalet private.
Balkanweb disponon një tjetër përgjim, ku bisedojnë dy mjekë të Onkologjikut.
Mjekët flasin për një operacion, të cilin e kthejnë sikur të ishte një treg i gjësë së gjallë. Ata dëgjohen në bisedë se i kanë thënë një pacienti që operacioni bën 5 milionë, por se për të e bëjnë operacionin për 4 milionë lekë.
Pjesë nga përgjimi i mjekëve:
Emiljano: Po si i merrni lekët ju atij?
Edmond Gashi: Qesh dhe i thotë nuk di gjë, jam në sallë.
Emiljano: Nuk bëhet kështu, se është e dyta herë që më nxirrni keq mua.
Edmond Gashi: Do e kontrollojmë, ai është për operacion.
Emiljano: Po unë i thashë është vizita falas.
Edmond Gashi: Do e rregullojmë. Do e rregullojë doktori thuaj, do të fusi në operacion.
Emiljano: E futja kot sa keq më nxirrni.
Në datën 12.02.2024 në orën 19:16 minuta, e telefonon numrin e telefonit 06954******* dhe i thotë:
Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë. Do ia bëj minus tek operacionet se harrova.
Nr telefonit: Emiljano, a e kishte operacionin 5 milionë, por për ju e bëj 4 na tha.
Emiljano: Shumë e ka por ti hajde të mërkurën dhe e flasim.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb