Skandali në Turqi, reagon presidenti i klubit: Nuk kisha qëllim ta godisja arbitrin, doja ta pështyja

9 months ago 24
Reklamë

Një rast skandaloz ndodhi këtë javë në superligën turke, ku presidenti i Ankaragücü, Faruk Koca, në përfundim të ndeshjes me Rizerspor, zbriti në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin e FIFA-s, Halil Umut Meler.

Pas ngjarjes që bëri xhiron e rrjetit dhe trajtimit me mjekim të specializuar në kryeqytetin turk, Meler është prononcuar për herë të parë, duke pohuar se presidenti i Ankaragücü e ka kërcënuar se do ta vriste, para se ta godiste.

Sipas një deklarate të arbitrit, të publikuar nga Anadolu Agency, Meler pas grushtit që mori në syrin e majtë, ra në tokë dhe është goditur nga dy persona të tjerë që zbritën në fushë bashkë më Koca-n.

“Faruk Koca, më tha mua [dhe zyrtarëve të tjerë], ‘Unë do të të marr jetën Duke mu drejtuar mua, ai më tha, ‘Do të të vras’”, tha Meler për Anadolu.

MKE Ankaragücü Kulübü Başkanı Faruk Koca, Çaykur Rizespor maçından sonra hakem Halil Umut Meler’e sahanın içinde yumruk attı.

Hakem Umut Meler yere düştüğünde Koca’nın yanındaki kişiler bu sefer tekme ile vurmaya devam ettiler.

Halil Umut Meler’e yapılan saldırı kabul… pic.twitter.com/Xg72LoAKwt

— Murat AĞIREL (@muratagirel) December 11, 2023


Ndërkohë, ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, ka njoftuar arrestimin e 3 personave që sulmuan arbitrin, mes të cilëve edhe Faruk Koca. Ata akuzohen për për veprën penale “plagosje në një fushë sportive të një zyrtari publik që po kryente detyrën publike”.

Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja Koca ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e gjyqtarit Meler.

“Ky incident u zhvillua për shkak të vendimeve të gabuara të arbitrit dhe sjelljes provokuese. Qëllimi im ishte të reagoja verbalisht ndaj arbitrit dhe t’i pështyja në fytyrë. Ndërkohë i kam goditur arbitrit në fytyrë. Shuplaka që i dhashë nuk shkakton frakturë. Pas shuplakës që i dhashë, arbitri qëndroi në këmbë për rreth 5-10 sekonda, më pas u hodh në tokë. Më larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes për shkak të problemeve që kam në zemër. Përveç kësaj, nuk kam dijeni për ndonjë incident që ka ndodhur”, është shprehur Koca për Anadolu.

Por, pas skenave të dhunës dhe arrestimit ai ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të klubit, duke thënë në një deklaratë në faqen e klubit se ndihet “i turpëruar dhe i pikëlluar” nga ngjarja.

“Asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën që kam kryer. Fushat sportive duhet të jenë vendi i konkurrencës mes xhentëlmenësh. Çdo qëndrim që hedh hije mbi lojën e ndershme, duke përfshirë edhe timin, nuk duhet të jetë i pranishëm në stadiume”, thuhet në reagimin e tij.

Sakaq, kryemjeku i spitalit Acibadem, Mehmet Yörübulut, tha në një video të postuar në platformën X se Meler ka një çarje të vogël pas grushtit, por fatmirësisht nuk ka dëmtime në tru. Yörübulut tha se ai shpreson se Meler do të lirohet nga spitali të martën në mbrëmje ose të mërkurën.

Read Entire Article