Skandali te Onkologjiku, Glidona Daci: Ja si nisi hetimi, janë kryer operacione pa qenë e nevojshme për pacientin

4 months ago 15

Gazetarja Glidona Daci në emisionin Open në News24, duke komentuar skandalin e zbuluar në spitalin Onkologjik në QSUNT se hetimet kanë nisur në vitin 2023. Daci tha se çështja ka nisur për tregtimin e ilaçeve kontrabandë, ndërsa nga përgjimet rezultoi ky skandali ku përfshihen mjekët e Onkologjikut.

Daci tha se hetimet nga SPAK kanë kaluar te Prokuroria e Tiranës, për shkak se u vlerësua se nuk kishin të bënin me korrupsion, por me shpërdorim detyre.
Ajo ka sqaruar se në këtë çështjes janë përfshirë edhe agjentë të infiltruar.

“Kupola e onkologjikut ka funksionuar si sekserë, që drejtonin pacientët në klinika private. Çfarë ka ndodhur?

Një pacienti që i dilte shkalla 2, pas analizave, këta ia çonin 10, duke ua thënë pacientëve që meqë kushtet në spitalin shtetëror nuk mund të realizoheshin shpejt, atëherë duhej të shkonin në privat.

Këtu i udhëzonin në cilin spital duhej të shkonin. Çfarë doli nga hetimet? Edhe në rastet kur qytetarët i blinin vetë flakonët, mjekët nuk ua bënin. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se mjekët talleshin me jetët e qytetarëve. Nga përgjimet ka dalë që me operacionet që bënin, do të bënin pushimet në Maldive apo Tajlandë”, tha Daci.

Sipas gazetares, më e tmerrshmja në këtë histori është se janë futur njerëz në operacion që nuk kishin nevojë për një ndërhyrje të tillë. Dhe sipas saj kjo është bërë vetëm e vetëm që pacientëve apo familjarëve të tyre ti merreshin paratë.

Ajo tha se ka pasur raste kur ata që kishin para më shumë siguronin më shpejt flakonët, ndërsa të tjerët qëndronin në pritje pavarësisht rradhës apo gjendjes së tyre shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article