Nisur nga rasti i fundit në Spitalin Onkologjik të Tiranës, por edhe në spitalet e tjera, qytetarët dibranë mendojnë se jo vetëm që nuk ka shëndetësi falas, por përkundrazi, është vendi ku më të varfrit paguajnë më shumë.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se qytetarët e Dibrës mendojnë se në asnjë institucion shëndetësor nuk ka shërbim falas, pasi në të kundërt nuk marrin shërbim cilësor.
Po ashtu, qytetarët dibranë shprehen se sistemi shëndetësor është i infektuar që nga ai parësor, spitalet bashkiake e deri tek spitalet e spcealizuara të Tiranës. Të gjendur në këto kushte, qytetarët i kërkojnë organeve ligjzbatuese ta shohin me përparësi këtë problematikë, e cila i rëndon më së shumti.
Edhe për Spitalin Rajonal të Dibrës qytetarët mendojnë se nuk marrin shërbim pa dhënë ryshfet, ku në të shumtën e rasteve bëhet me detyrim nga personeli.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb