Skandali te spitali Onkologjik në QSUNT është produkti i korrupsionit të kthyer në sistem. Kështu shprehet përmes rrjeteve sociale deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila thekson se ata që perfeksionuan sistemin korruptiv nuk mund ta luftojnë apo parandalojnë atë.
Tabaku e ka cilësuar skandalin te onkologjiku si një ngjarje që tragjikisht tregon se sa thellë dhe ku ka shkuar sistemi korruptiv që ka prekur Shqipërinë. Për Tabakun, korrupsioni endemik ka prekur çdo sektor të jetës dhe është kthyer në standart apo normë.
Tabaku ngre pyetjen nëse mundet që një qeveri që e ka korrupsionin në çdo qelizë të sajën mundet të ngrejë komisione apo programe pune në luftën kundër korrupsionit?
Më pas ajo analizon se si nuk ka ende një beteje reale të qeverisë shqiptare kundër korrupsionit përderisa nga polica tek rrugët, nga manaxhimi mbetjeve tek spitalet gjithçka është brenda një skeme që mbetet korruptive me kosto jetën e njerëzve.
Postimi nga Jorida Tabaku
Ajo që ka ndodhur tek Onkologjiku. Bisedat që kemi parë. Ajo që është ekspozuar në sytë e të gjithëve. Na ka lënë pa fjalë. Na ka tronditur. Pasi korrupsioni që bëhej nga polici tek rrugët apo dhe me mbetjet.
Sot, ka shkuar tek jeta! Dhe biznesi me vdekjen. Biznesi me jetën sigurisht që të lë pa fjalë. Ky korrupsion endemik. Në çdo sektor, në çdo sistem që është kthyer në standart dhe normë nuk është ndërtuar brenda ditës. Është një sistem i cili me kohë është ngritur, është mbështetur dhe kushdo ka folur për të është sulmuar dhe sot çdo fjalë e propagandë edhe për reforma antikorrupsion edhe për komisione antikorrupsion sigurisht që është i pavlerë.
Sepse ajo është fytyra e vërtetë e qverisjes.
Aty tek onkologji është çjerë maska e qeverisë. Duke ngritur dhe shumë pikëpyetje se si sot funksionon sistemi i shëndetësisë, se si dhe sa përdoren fondet publike, koncesionet në shëndetësi. Për rolin që kanë spitalet private. Për mjekët e dypunësuar, për rolin e dristributorëve.
Për një sistem të tërë në shëndetësi që fatkeqësisht është abuziv. Është abuziv dhe i korruptuar njësoj si sistemet e tjera. Ashtu si ai i rrugëve, ashtu si ai i mbetjeve dhe si shumë sektorë të tjerë që sot po ekspozohen përditë. Këtë sistem që në këto dhjetë vite fatkeqësisht ka zënë vend.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb