Skandali te Onkologjiku, Zogaj: Skemë kriminale, nuk mund të mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale

4 months ago 14

Analisti Preç Zogaj në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar skandalin te Onkologjiku në QSUNT tha se hetimi do të zbardhë të gjithë përmasat e skandalit dhe implikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë skemë.

Zogaj tha se kjo ngjarje është një ofendim edhe për të gjithë sistemin shëndetësor, për të gjithë ata mjekë që janë në shërbim të qytetarëve.

“Por edhe sistemi shëndetësor, duke mos qenë një ishull i izoluar, nuk është jashtë atij korrupsionit kapilar.

Nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë këtë skemë në sistemin shëndetësor, por është i ngjashëm me atë skemën ‘5D’, është një krim me bashkëpunim. Besoj se drejtësia do t’i shkojë deri në fund skandalit, do zbardhë të gjithë personat e implikuar.

Përgjegjësia penale është individuale, por përtej saj, ka edhe një përgjegjësi tjetër, që lidhet me administrimin, që lidhet me mirëfunksionimin e institucioneve, që lidhet me përgjegjësinë politike. Po teprohet shumë duke thënë që është përgjegjësi personale, por kjo përfshin edhe drejtuesit, pasi si mund të ndodhin këto pa përgjegjësinë e drejtuesve, me çfarë merren këto drejtues”, tha Zogaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article