Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, duke iu referuar skandalit te Spitali Onkologjik në Tiranë, tha se shëndetësia sot është në pikë të hallit.
Meta theksoi se shëndetësia është e plaçkitur dhe e mbytur nga korrupsioni.
Presidenti Meta në Tryezën e Shëndetësisë: Tryeza e sotme mblidhet në një moment tepër delikat sepse pas ngjarjeve tek Spitali Onkologjik, problemet e rënda të Shëndetësisë janë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Shëndetësia tashmë është një aneks ose më mirë me thënë një apendiks, zgjatim apo një skutë qorre në Ministrinë e çështjeve sociale ku e kanë ngjeshur.
E demotivuar dhe e përbuzur si asnjë herë në historinë e saj përfshirë edhe diktaturën, shëndetësia sot nuk ka më asnjë orientim as strategjik as ekzekutiv, as legjislativ dhe as fuqi t’i përgjigjet përditshmërisë.
Premtim- mashtrimi shkatërrimtar i mjekësise falas i Edi Ramës ishte vetëm krijimi i të gjitha kushteve për plaçkitjen e fondeve të shëndetësisë, korrupsionit të tmerrshëm dhe kaosit total që ka destrukturuar sistemin shëndetësor.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb