Skandali tek “Onkologjiku”, Rama: Tregues, që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin

1 month ago 30

Kryeministri Edi Rama, në podcatin “Flasim”, ku i ftuar ishte mjeku Kita Sallabanda, foli mes të tjerash edhe në lidhje me skandalin tek “Onkologjiku”.

Ai u shpreh se ajo që ndodhi atje, ishte tregues që sistemi ka nevojë për përmirësim.

“Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.

Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi.

Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë: ku ka spitale.

Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë: Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article