Skena e çuditshme në Bundesliga, një tifoz u bë gjyqtar pas lëndimit të kryesorit

8 months ago 21

Një skenë e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës ndërmjet Wolfsburgut dhe Kolnit teksa një nga tifozët në tribunë ishte i angazhuar në cilësinë e gjyqtarit të katërt.

Gjegjësisht, gjatë një ndërhyrjeje, futbollisti i Kolnit, Max Finkgrafe, qëlloi brutalisht me top në kokë gjyqtarin anësorë Thorben Siewer.

Siewer nuk mundi të vazhdonte ndeshjen, kështu që ai u zëvendësua nga gjyqtari i katërt Nicolas Winter dhe duke qenë se ndeshja nuk mund të vazhdonte pa gjyqtarin e katërt, spikeri zyrtar mori leje nga delegatët për të bërë një kërkesë në altoparlant për të gjetur një të kualifikuar.

Rolin e gjyqtarit të katërt e mori Tobias Krull, 32-vjeçari që ishte në tribunë dhe që është portieri i MTV Gifhorn, një klub vendas që garon në kategorinë e gjashtë të futbollit gjerman.

Më pas Krull u vesh me uniformën e arbitrit dhe qëndroi pranë vijës së kontaktit dhe kreu funksionin e arbitrit të katërt deri në fund të ndeshjes.

Ai në fund të ndeshjes u përgëzua nga gjyqtarët për punën e bërë, por edhe nga futbollistët dhe stafi teknik i të dyja skuadrave.

Ndeshja mes Wolfsburgut dhe Kolnit përfundoi me rezultat 1:1 pasi zgjati më shumë se dy orë nga fillimi i saj deri në fund. /Telegrafi/

Kto powiedział, że praca arbitra jest bezpieczna? Sędzia meczu Wolfsburg – Kolonia znokautowany. #domBundesligi pic.twitter.com/8OQ10MgxUz

— Viaplay Sport Polska (@viaplaysportpl) January 27, 2024

36' Ganz stark übrigens, dass Tobias Krull vom MTV Gifhorn hier jetzt als vierter Offizieller übernommen hat. 🤝#WOBKOE 0:0 pic.twitter.com/JDecsu2dey

— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) January 27, 2024

Read Entire Article