Skena e lindjes së Jezusit me dy nëna në një kishë italiane ka ndezur zemërim mes katolikëve dhe politikanëve konservtorë në Itali, pas në vend të kësaj duhej të vendosej figura e Marisë dhe e Jozefit.
Prifti në këtë kishë e njohur si Kisha e Shën Pjetrit dhe Palit në Capocastello di Mercogliano, një fshat në provincën e Avellino-s, tha se donte tregonte me këtë skenë se familjet nuk janë më ato tradicionale.
‘BLASPHEMOUS’ SAME-SEX NATIVITY SCENE ANGERS CONSERVATIVES IN ITALY (Reuters)
A church nativity scene which features two mothers of the Baby Jesus, instead of the conventional Mary and Joseph figurines, has sparked anger among conservative Catholics and politicians in Italy. pic.twitter.com/IpKIq5YOvj
— FXHedge (@Fxhedgers) December 23, 2023
“Në famullitë tona shohim gjithnjë e më shumë fëmijë nga familje të ndryshme të shoqërisë tonë, qoftë fëmijë të personave të ndarë dhe të divorcuar, qoftë fëmijë prej çifteve homoseksuale, beqarë dhe nëna të reja”, tha prifti Father Vitaliano Della Sala për Reuters.
Ati Della Sala, i njohur në Itali për simpatinë ndaj LGBT-së dhe kauzave të krahut të majtë, thotë se qëndrimi i tij është në përputhje me atë të Papa Françeskut, i cili këtë javë, në një vendim historik, lejoi priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks.
Por senatori Maurizio Gasparri, i partisë bashkëqeverisëse Forza Italia, tha se kjo skenë me LGBT “fyen të gjithë ata që kishin gjithmonë respekt dhe përkushtim për Familjen e Shenjtë”.
Grupi “Pro-Vita & Famiglia” (Pro-Jetës dhe Familjes) e përshkroi si të turpshme dhe paraqiste ide të blasfemisë. /Telegrafi/