Skena të dhunshme në derbin mes Ajaxit dhe Feyenoordit – policia ndoqi me kuaj tifozët vendas

11 months ago 13
Reklamë

Derbi mes Ajax dhe Feyenoord u pezullua me disa sjellje shqetësuese gjatë ndeshjes, derisa u dashtë që ajo të ndërpritej në mënyrë permanente.

Pas vetëm 55 minutash të ndeshjes së Eredivisie, arbitri vendosi të ndërpresë lojën mes zemërimit të tifozëve vendas.

Ajax, i cili është 36 herë kampion i Holandës, ka dhuruar një fillim të tmerrshëm të sezonit, duke marrë vetëm një fitore nga katër paraqitje në ligë.

After going 3-0 down at home to rivals Feyenoord, Ajax fans have got the game abandoned by throwing flares on the pitch. 😳 pic.twitter.com/ctLxmhLTed

— Jeffery Sancho 🇬🇭 (@jefferybless10) September 24, 2023

Ata pritën rivalët Feyenoord të dielën në De Klassieker në Johan Cruyff Arena, por ishin duke humbur 3-0 para pjesës së dytë.

Një dopietë nga Santiago Gimenez dhe goditja e Igor Paixao ishin të mjaftueshme për t’i çuar mysafirët e pamposhtur në një epërsi komanduese.

Police using tear gas to disperse people outside of the stadium.#Ajax | #AJAfey pic.twitter.com/0kFle1ovFz

— All About Ajax (@AllAboutAjax) September 24, 2023

Ndeshja fillimisht u ndërpre para pjesës së parë pasi fishekzjarrët u hodhën në fushë.

Më pas loja rifilloi dhe pas dhjetë minutash pushimi, të dyja palët shkuan në zhveshtore.

Ajax fans breaking their own stadium after losing 0-3 to Feyenoord

The match was interrupted pic.twitter.com/GVgs7hh9Re

— VAR Tático (@vartatico) September 24, 2023

Megjithatë, e njëjta gjë ndodhi sërish dhe ndeshja u pezullua zyrtarisht.

Videot në mediat sociale treguan më pas disa tifozë që thyenin gjithçka çfarë kishin përpara në shenjë proteste.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me derbin, e që ka mundësi që tri pikë të shkojnë te Feyenoordi. /Telegrafi/

Read Entire Article