Skënderbeu “fundos” Dinamon/ Një autogol vendos ndeshjen në Korçë

1 year ago 26
Reklamë

Dinamo City u mund 1 me 0 nga Skënderbeu, në javën e dytë të Superiores.

Në stadiumin e Korçës vendosi një autogol i Behiratches në minutën e 49 të ndeshjes, me bardhekuqtë që sigurojnë tri pikët e radhës, 6 në total në dy ndeshje pas rikthimit në elitë.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej një aksion nga e djathta që djemtë e Gvozdenovic të gjenin avantazhin. Krosimi i Rashicës u devijua nga Behiratche, që shënoi në portën e tij.

Për Dinamo City ishte humbja e dytë në po kaq ndeshje.

Read Entire Article