“Skenë unike”, Berisha: Deputetët u detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në Parlament

11 months ago 14
13:21 06/11/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar të turpshme situatën e krijuar sot te hyrja e Kryesisë. Ai thotë se deputetët e PD-së u detyruan të ngjiten nëpër kangjella për t’u futur në Parlament, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

U detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në Parlament. Kjo skenë është një skenë unike, po qarkullon në të 4 anët e planetit si dëshmia e një narko-shteti, regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogë, vjedhje dhe vasalët e tij. Deputetët kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar, t’i mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në Kuvend apo komisione, por kurrë nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar. Kjo ndodh për shkak të përroit psiçiki, të një njeriu me procese penale në SHBA i cili përpiqet të mposhtë opozitën në këtë mënyrë, por ju garantoj se sot është më e fortë se kurrë. U drejtohem qytetarëve pavarësisht bindjeve që kjo që po ndodh është asgjësim i politikës, ju që besoni se parlamenti pluralist është jetik për zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më vdekjeprurëse ndaj pluralizmit. Opozita po qëndron dhe do qëndrojë e gatshme për të mbrojtur idealet tuaja, aspiratat dhe besimin tuaj.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article