Skuadrat më agresive në Superligën e Kosovës: Kush merr më shumë kartonët dhe shkakton më shumë goditje të palejuara

8 months ago 3

Para dy javësh ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës, ku parashihet luftë e ashpër për titull, gara evropiane, por edhe mbijetesë.

Ballkani, Llapi dhe Drita pritet të luftojnë për titull kampioni deri në fund, pasi janë edhe afër me pikë.

Për një vend në garat evropiane do të luftojnë Malisheva, Prishtina dhe Dukagjini, shkruan Telegrafi.

Ndërsa në luftë për mbijetesë në bazë të renditjes do të jenë në luftë Feronikeli 74’,  Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.

Por si qëndrojnë me statistika këtu skuadra? Kush merr më shumë karton të verdhë dhe të kuq dhe kush shkakton më shumë ndërhyrje të palejuara.

Telegrafi në bashkëpunim më SofaScoren ka nxjerr statistikat për të gjitha skuadrat e lartpërmendura.

Kartonët e verdh, të kuq dhe ndërhyrjet

Llapi udhëheq në dy nga këto tri kategori. Skuadra e Tahir Batatinës shkakton 18.2 ndërhyrje të palejuara për ndeshje, ndërsa ka marr gjithsej 59 karton të verdhë dhe dy të kuq.

Pas tyre është Dukagjini që ka 17.3 ndërhyrje të palejuara për ndeshje, ndërsa lojtarët e saj janë ndëshkuar me karton të verdhë 58 herë dhe një herë me të kuq.

Në vendin e tretë është Gjilani që ka 15.2 ndërhyrje për ndeshje, duke marr 55 karton të verdhë dhe një të kuq.

Në listën e lojtarëve me më së shumti karton të verdhë është Gentrit Halili i Ballkanit me 10 sosh, i përcjell nga Andri Stafa (Liria) dhe Bujar Shabani (Dukagjini) me nga shtatë sosh.

Sa i përket kartonëve të kuq, befasisht në vendin e parë  është Malisheva me tre kartonë të kuq.

Ndërsa, sa i përket skuadrave të ‘buta’ udhëheq Drita me vetëm 34 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq.

Pas Dritës vijnë Ballkani dhe Prishtina me nga 40 karton të verdhë. /Telegrafi/

Read Entire Article