Skuadrat shqiptare në sfidat europiane

1 year ago 19
Reklamë
18:30 04/08/2023

Partizani, Struga dhe Ballkani janë ende në garë

Partizani mbetet i vetmi ekip i Superiores ende në garë në kupat e Europës. Tirana u eliminua nga Besiktas, pasi pësoi humbje 2-0 në takimin e dytë.

Kampionatit të Shqipërisë i janë bashkuar edhe Struga nga Maqedonia e Veriut dhe Ballkani i Kosovës, duke plotësuar skuadrat shqiptare në turin e tretë të Conference League.

Ballkani i Ilir Dajës po tenton një tjetër mrekulli, duke synuar për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League. Fitorja 4-1 të enjten në transfertë me irlandoezoveriorët e Larne konfirmoi zotërimin e ekipit nga Suhareka në këtë duel, pasi sfida e parë në Prishtinë ishte mbyllur me rezultatin 3-0.

Partizani, pasi eliminoi Atletic Escaldes të Andorrës do të luajë me Valmiera të Letonisë, një ekip në rritje në sezonet e fundit. Struga që në turin e dytë mundi 2 herë Buduçnost të Malit të Zi do të përballet me Sëift Hesper të Luksemburgut, ndërsa shorti më i favorshëm në letër duket ai i Ballkanit ndaj Lincoln Red të Gjibraltarit.

Para ndeshjeve të këtij raundi që do të luhen më 10 dhe 17 gusht do të hidhet shorti i fazës play off.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article