Skuka, gol kualifikimi në Europë

1 year ago 19
Reklamë
23:00 20/07/2023

Shqiptari ndihmon Mariborin për të kaluar në turin e dytë të Conference League

Xhuliano Skuka shënon golin e parë me fanellën e Mariborit, duke i dhuruar kualifikimin në turin e dytë të Conference League. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e kualifikimit në fitoren me përmbysje që sllovenët arritën 2-1 ndaj Birkirkara.

Ish-lojtari i Partizanit bëri gjithçka mirë në krahun e djathtë të sulmit dhe pasi dribloi kundërshtarët tundi rrjetën. Një gol mjaft i bukur dhe me tepër vlera për Skukën që kërkon të lë gjurmë nga huazimi i tij te Maribor. Kartoni i 24-vjeçarit zotërohet nga francezët e Metz.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article