Skuka kualifikon Mariborin

1 year ago 19
Reklamë
15:08 21/07/2023

Goli i sulmuesit shqiptar ishte vendimtar në Conference League

Xhualiano Skuka ishte vendimtar për Mariborin. Sulmuesi shqiptar kualifikoi në turin tjetër të Conference League ekipin slloven që mundi me rezultatin 2 – 1 skuadrën e Birkirkara të enjten në Maltë.

Pikërisht goli i Skukës në minutën e 88’ vulosi gjithcka, pasi takimi i parë në Slloveni kishte përfunduar në barazim 1 – 1. Maribori do të luajë me Diferdanzh të Luksemburgut në turin e dytë të Conference League.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article