Socialistët mbledhin nesër Asamblenë Kombëtare

8 months ago 16
15:04 10/02/2024

Diskutime për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë, në pranverë Kongresi Zgjedhor

Të dielën PS do të mbledh Asamblenë Kombetare, të cilën anëtarët do të raportojnë për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste.

Mbledhja e cila është parashikuar të zhvillohet në orën 10:30, me kërkesë të kryesocialistit Edi Rama do të zhvillohet pa praninë e mediave, madje dhe gjatë kohë që ai do të mbajë fjalimin e tij.

Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në Parti brenda marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit.

Socialistët nuk kanë humbur kohë, që prej muajit shtator kanë nisur riorganizimin e strukturave të partisë për zgjedhjet e 2025.

Drejtuesit politik të qarqeve nuk janë ndryshuar, por janë ndarë zonat e patronazhimit dhe për çdo antarë të kryesisë, Asamblesë dhe Kongresit.

Pas Asamblesë së 11 Shkurtit, në pranverë do të mbahet dhe Kongresi Zgjedhor ku do të votohet dhe për antarët e rinj të Asamblesë, të cilët pas konstituimit kanë detyrën të zgjedhin kryesinë e re mes emrave të propozuar nga kryesocialisti.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article