Sondazhi i BalkanWeb/ 84% e shqiptarëve plotësisht dakord me raportin e DASH për korrupsionin në Shqipëri

6 months ago 5

Raporti i përvitshëm i DASH për Shqipërinë, i publikuar tre ditë më parë, ngrinte një mori problematikash nga korrupsioni i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe sistemin gjyqësor e deri te presionet ndaj mediave dhe gazetarëve.

BalkanWeb zhvilloi një sondazh, lidhur me raportin e DASH, me mbi 4 mijë votues online.

Pyetjes së sondazhit: “Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe sistemin gjyqësor”/ A jeni dakord me raportin e DASH?, 84.48% e votuesve i janë përgjigjur “Plotësisht dakord”.

10.33% janë “Pjesërisht dakord“, ndërsa ata që i shohin me skepticizëm gjetjet e raportit, “Aspak dakord” janë vetëm 5.1%.

Sondazhi RezultatiSondazhi Rezultati

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article