Sonte biletat e para të Champions, Galatasaray kërkon përmbysjen, Salzburg dhe Sparta Prague në kushte komode

3 weeks ago 34
Reklamë

Champions League luan sonte 3 ndeshjet e para të kthimit të play-off, ku do të njihen skuadra të tjera të kualifikuara për në fazën e ligës. Ndeshja me pritshmërinë më të madhe për shkak të rezultatit të takimit të parë është Gallatasarai –Jang Boys. Zviceranët fituan 3 me 2 ndeshjen e parë në Bernë, mirëpo sonte në Stamboll do të jetë një luftë e fortë sportive pasi Gallatasarai ka cilësinë në organikë të mjaftueshme për të tentuar përmbysjen.

Më e qetë është Salzburgu, skuadra austriake e cila vitet e fundit ka luajtur rregull në fazën e grupeve të Champions League.  Në ndeshjen e parë ata mundën 2 me 0 në transfertë Dinamon e Kievit, teksa këta të fundit luanin si pritës edhe pse përballja u luajt në Poloni. Sonte në fushën e vet Salzburgu ka shance të mëdha kualifikimi pikërisht për shkak të avantazhit që në mënyrë të veçantë i jep suksesi i arritur përmes golave të Nene dhe Kjergard.

Me të njëjtin avantazh, e në të njëjtat kushte është edhe Sparta e Pragës e cila luan në shtëpi kundër Malmo me avantazhin e fitores 2 me 0 në Suedi përmes autogolit të Striger Larsen dhe realizimit në fund të Rines. Sonte ky  sukses mund të jetë vendimtar për tu kualifikuar në fazën e rëndësishme të Champions League. Titullar tek Sparta pritet të jetë Qazim Laci ndërsa nga stoli do ta nisin Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi. Takimet transmetohen në Tring./vizionplus.tv

Read Entire Article