Sot derbi i Madoninës/ Inter fiton 6,5 milionë Euro nga shitja e biletave

1 year ago 42
Reklamë
16:12 16/09/2023

Interi, Milani dhe San Siro janë gati për një mbrëmje të madhe futbolli. Në orën 18:00 zhvillohet derbi i parë i sezonit mes skuadrave të Milanos. Të dy klubet garojnë jo vetëm për rivalitetin historik mes tyre, por në këtë moment të kampionatit në Itali në lojë është edhe vendi i parë i renditjes.

Rivalët do të nxjerrin armet më të fuqishme në fushën e lojës për të fituar këtë betejë. Interesimi ka qenë mjaft i lartë nga tifozët italianë. Afërsisht 6.5 milionë Euro do të përfundojnë në xhepat e klubit zikaltër vetëm nga biletat e shitura në stadium.

Derbi i kësaj mbrëmje do të vazhdojë të shkruajë histori, sepse vetëm një herë një ndeshje e Serisë A ka shënuar të ardhura më të larta. Ishte viti 2019, ishte ndeshja mes Interit dhe Juventusit që arkëtoi mbi 6.6 milionë Euro. 

Për të kompletuar audiencën e shkëlqyer, janë akredituar në stadium rreth 250 gazetarë dhe 12 transmetues do të jenë të pranishëm në San Siro, 7 prej të cilëve janë televizione apo platforma të huaja dhe ndeshja do të ndiqet live në rreth 200 vende në mbarë botën.

Këtë sezon serie për publikun shqiptar do të transmetohet nga Supersport.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article