Sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku, nga debatet me opozitën në Kuvend, te votat 84 votat që duhen për…

3 months ago 12

Ashtu siç ishte përcaktuar, seanca e sotme plenare do të shoqërohet me debate të forta, pasi është parashikuar që të mbahet interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Kjo interpelancë është kërkuar me urgjencë nga ana e deputetëve të opozitës, ndërsa ministrja do të duhet të japë llogari për skandalin te Onkologjiku, ku mjekë dhe infermierë detyronin pacientët me kancer që të kuroheshin drejt klinikave private. Interpelancë për këtë çështje është kërkuar dhe nga deputeti Arbi Agalliu i grupit Basha.

Sakaq, në rend dite në Kuvend do të jetë dhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri. Ndërkohë për këtë votim duhen të paktën 84 vota. Sakaq, në rend dite është dhe raportimi për veprimtarinë e vitit 2023 të disa institucioneve, si KQZ, AMF, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article