Sot kthehet Champions në “Vizion Plus”, Dinamo Kyiv sfidon Salzburgun, takimet e tjera transmetohen në Tring

4 weeks ago 6
Reklamë

Faza e Play Off në Champions Leauge vijon sonte në mbrëmje me katër duelet e tjera të para.

Në Vizion Plus transmetohet në orën 21:00 ndeshja interesante mes Dinamo Kiev dhe Salzburg, e cila do të zhvillohet në Poloni për shkak të luftës në Ukrainë.

Dynamo Kiev, ekip pritës niset jo si skuadër favorite, përballë një kundërshtari si austriakët e Salzburg që vitet e fundit ka luajtur rregullisht në Champions.

Për të mos u humbur edhe dueli mes Jang Boys dhe Gallatasarait, me turqit më favoritë, pasi kanë lojtarë me eksperience.

Danezët e Midjetland kanë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, ndërsa suedezet e Malmo luajnë përballë çekëve të Sparta Pragë, ku bëjnë pjesë shqiptarët Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Qazim Laçi.

Të gjitha takimet transmetohen gjithashtu në Tring./vizionplus.tv

Read Entire Article