Sot luhet derbi i Italisë, përballja për kreun mes Inter dhe Juventus

7 months ago 28
Reklamë
20:53 04/02/2024

Derbi i Italisë që luhet sot prej orës 20:45 në Milano, i gjen Inter dhe Juventus me 1 pikë diferencë.

Për këtë të dy trajnerët e nuk e shikojnë si vendimtare këtë përballje edhe pse zikaltërit duhet të luajnë edhe një ndeshje të prapambetur me Atalanta.

Gjithsesi një fitore do t’i jepte më shumë besim skuadrës që do të merrte 3 pikët. Inter vjen në këtë përballje të rendësishme pas suksesit në Superkupën e Italisë dhe fitoren në fushën e Fiorentina, ndërsa Juventus duhet të harrojë barazimin me Empoli javën e kaluar.

Të dy ekipet kanë në qendër të sulmit shënuesit më të mirë të kampionatit. Inter ka një marsh më shumë me Lautaro Martinez që është në kuotën 19 gola në krye dhe menjëherë më pas vjen Vlahovic i Juventus që është në kuotën 12.

Në përballjen e fundit ishin pikërisht këta të dy që realizuan në sfidën që përfundoi në barazim 1 – 1 më 26 Nëntor në Torino.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article