Sot luhet Partizani-Roma, 18 mijë tifozë në “Air Albania”

1 year ago 17
Reklamë
13:43 12/08/2023

Mourinho rikthehet në kryeqytetin shqiptar pas finales së “Conferenca League”

Pas 444 ditësh, Roma rikthehet sërish të luaj në fushën e Stadiumit Kombëtar, ‘Air Albania’ në Tiranë. Gjiganti i futbollit italian sfidon kampionët në fuqi të Superligës shqiptare, Partizanin në një 90 minutësh ku rezultati nuk ka shumë rëndësi. Më shumë se 18 mijë tifozë pritet të mbushin shkallët e Stadiumit Kombëtar, nga shumë shtete të ndryshme për të ndjekur nga afër një miqësore vërtetë luksi. Rikthimi i Zhose Murinjos pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë, me portugezin që vuan disa mungesa. Marash Kumbulla nuk do të zbresë në fushë për arsyejeve dëmtimi, ndërsa në dyshim mbetet ylli i skuadrës, Paulo Dibala.

Ky do të jetë një test i jashtëzakonshëm për Romën, në prag të sezonit të ri. Vetëm 11 orë pritet të qëndrojë verdhekuqtë në kryeqytetin shqiptar për tu rikthyer më pas në Itali dhe vijuar përgatitjet për duelin e fundjavës së ardhshme në kampionat naj Salernitanës. Nga kryeqyteti shqiptar, Roma dhe Zhose Murinjo kanë kujtime të bukura, pasi një vit më parë erdhën dhe ngritën lart trofeun e edicionit të parë të “Conferenca League”. Me interes pritet edhe paraqitja e kampionëve të Superligës. Trajneri Zoran Zekiç mendohet se do t’i besojë lojtarëve që kanë më pak minuta deri në këtë moment, pasi duhet të ruaj boshtin për duelin e kthimit ndaj Valmjera, në turin e tretë kualifikues të “Conferenca League”.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article