Sot ndeshja Shkupi – Brera në Maqedoni, debuton edhe trajneri i ri te ekipi shqiptar

1 year ago 45
Reklamë

Shkupi do të hap sot (e shtunë) xhiron e shtatë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut kur në Çair do të pret Brera Strumicën.

Për ekipin shqiptar ky duel është i rëndësishëm, ku përveç kundërshtarit të fortë, do të luajnë edhe ndeshjen e parë zyrtare me trajnerin e ri, Mladen Zizovic.

Tekniku boshnjak u ul në stolin e Shkupit pas xhiros së 6-të, duke zëvendësuar Cihad Arslanin e larguar. Zizovic gjatë pauzës së shkurtë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, udhëhoqi Shkupin në një ndeshje miqësore me Makedonija  Gjorce Petrovin, ndërsa sot do të ketë debutimin zyrtarë te ekipi shqiptar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Shkupi hyn me një bilanc më të mirë nëse marrim parasysh pesë përballjet e fundit me Brera Strumicën.

Shkupi regjistron tre fitore kundrejt ekipit nga Strumica, përderisa dy ndeshjet tjera janë mbyllur me barazim.

Takimi ndërmjet Shkupit dhe Brera Strumicë do të zhvillohet sot në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:00.

Arbitër kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Aleksandar Grujoski. /Telegrafi/

Read Entire Article