Sot në “Tv Klan” përballja mes Çekisë dhe Shqipërisë, tifozët kuqezi ndezin atmosferën në Pragë

1 year ago 18
Reklamë
15:48 07/09/2023

Shqipëria do të përballet me Çekinë mbrëmjen e sotme në orën 20:45. Ndeshja që do të luhet në Pragë, do të keni mundësi ta ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

Sfida me Çekinë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe çdo pikë sado minimale do të jetë e vlefshme për kombëtaren shqiptare.

Sa i përket formacionit, nuk pritet të ketë surpriza dhe në fushë pritet të hidhen lojtarët me formën më të mirë.

Në Pragë ndodhet gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, i cili ka përcjellë edhe situatën me tifozët kuqezi që kanë shkuar aty për të ndjekur nga afër kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Sylvinho tha në konferencën e djeshme se do të marrë kohë për të vendosur për formacionin, pasi kërkon që lojtarët të cilët do të jenë në fushë sot ndaj Çekisë, të gëzojnë 100% të formës.

Gjithsesi, nga ajo që është parë në seancat stërvitore shanset për ta nisur nga minuta e parë në portë i ka më të mëdha Berisha. Në mbrojtje priten Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj.

Mesfusha parashikohet një grup lojtarësh nga ekipet e Serie A, Ramadani, Asllani dhe Bajrami. Sulmi mendohet të ketë Cikalleshin në majë i ndihmuar nga krahët nga Seferi dhe Asani.

Gjithsesi, deri në momentet e fundit mund të ketë ndryshime diçka që Sylvinho e ka treguar edhe në ndeshjet e mëparshme.

Përballja kualifikuese e Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Çekisë që do të nisë në Pragë prej orës 20:45 do ta ndiqni falas në TV Klan.

Përballjet e mëparshme me çekët

Shqipëria përballet për herë të dytë me Çekinë, ndërsa më parë ka patur edhe 5 takime kur ishte Çekosllovaki i fundit në 1991 për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992. 

Para viteve 90’ kemi edhe fitore, por vetëm në përballje miqësore. Sukseset janë arritur në dy sfida të zhvilluara disa ditë nga njëra tjetra në Tiranë në vitin fundin e vitit 1952, me rezultatin 3-2 dhe 2-1.

Më pas, vetëm humbje përfshirë atë të 2021 të zhvilluar në Pragë në periudhën e pandemisë së Covid-19. Goli i vetëm për Kuqezinjtë në humbjen 3-1 ishte ai i Sokol Cikalleshit që befasoi portierin kundërshtar për mënyrën se si e realizoi.

Çekia drejtohet nga i njëjti trajner, Jaroslav Silhavy, ndërsa Shqipëria prej disa muajsh ka në krye Sylvinho.

Tv Klan

Read Entire Article