Sot seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

4 months ago 2

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare.

Seanca pritet të nisë në orën 14:00 dhe në rend të ditës janë diskutimet mbi problematikat e evidentuara nga ligjvënësit gjatë takimeve me zgjedhësit.

Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre.

Byroja e Kuvendit, në hartimin e rendit të ditës, ka caktuar që seanca e sotme të zgjasë 4 orë, ku 128 minuta të jenë në dispozicion të mazhorancës, 74 minuta do të jenë në dispozicion të deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 12 minuta kohë do të kenë respektivisht grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe “Drejtësi dhe Integrim”. Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate do të kenë në dispozicion nga 2 minuta dhe në fund deputetët jashtë grupeve parlamentare do të kenë në dispozicion nga 4 minuta kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article