SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Basha: Drejtësia duhet të shkojë deri në fund të hetimeve për inceneratorët

1 year ago 36
Reklamë

Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetajt.

Basha shkruan në se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq.

Sipas demokratit, promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama dhe se sipas tij, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa e SPAK është për vendosjen e masën së sigurisë dhe për të ushtruar kontroll në shtëpinë e deputetit. Pritet që Këshilli i mandateve dhe imuniteteve të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e SPAK. Ish-ministri Ahmetaj mund të vijë e të flasë duke e kundërshtuar, ose heq dorë nga mandati dhe thjesht këshilli certifikon kërkesën e SPAK.

Top Channel

Read Entire Article