SPAK kërkon heqjen e mandatit për Berishën/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, Gjokutaj: Pezulloni ose shtyni seancën

10 months ago 41

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin vendosi ta refuzojë për të katërtën herë.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, më 12 dhjetor SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Pas kësaj kërkese, në Gjykatën Kushtetuese u depozitua një kërkesë nga deputeti Oerd Bylykbashi, ku kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ligjore mes SPAK-ut dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me Kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me aferën Partizani, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët kërkojnë po ashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Kryesia e Berishës vendosi të mbajë protestë këtë të hënë dhe të enjen, dy ditë këto tepër të rëndësishme në kalendarin politik. Ndërsa sot vendoset mbi imunitetin e Berishës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të enjten mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve.

Disa ditë më parë, gazetarja Anila Hoxha, raportoi se pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova.

Në vendimin e zbardhur nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e disponon ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë. Gjykata e Apelit shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit Sali Berisha, por vetëm lirinë e lëvizjes së tij jashtë shtetit.

Top Channel

Read Entire Article