SPAK kërkon ndryshim mase, Berisha: Çfarëdo lloj vendimi do ta respektoj nëse parlamenti e autorizon

11 months ago 17

“Në vitin 2013, Berisha ka dërguar në parlament aprovimin nga kushtetuta të çdo lloj mbrojte të deputetëve. Ky ligj është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij. Nga një gjykatë tërësisht në konflikt interesi, e kërkuar nga unë në 8 shkurt të 1996. Deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e tjerë në Kushtetutë. Do ta lexoj plotësisht. Është një kërkesë krejtësisht normale. Në parim jam 100% dakord.

Që një gjykatës të thotë se nuk është heqja lirie heqja e daljes jashtë shtetit, kjo është të tallesh me Kushtetutën. E votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshtim.  Cfarëdo lloj vendimi do ta respektoj. Parlamenti të vendosë kë dojë. Unë kam vendosur në vitin 2012 që i jep disa atribute deputetit. Po e vendosi parlamenti, unë jam dakord.

Nëse gjykata kushtetuese vendos unë do ta zbatoj. Një vendim 100% i zbatueshëm.

Kjo është e gjitha e Edi Ramës. Unë e kam thënën 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin sepse e kemi heq nga kushtetuta hetimin. Nuk mund të kem dy qëllime, atë që mendoj për vete e mendoj edhe për të tjerët.

Është tjetër gjë a është i drejtë apo jo, por asnjë lloj shmangie nuk do ketë. Tani të vendosë parlamenti.

Kufizimet ndaj drejtësisë nuk janë të individit, janë të parlamentit që askush të mos mund ta destibalizojë. Në këtë kontekst në qoftë se parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm, është përgjegjësia e tij, unë do përputhem me veprimet e gjyqësorit.

Asgjë nuk më ndalon dot nga beteja pa kthim deri në fitore. Do realizohet në çdo skaj. Shqiptarët e shohin si një përpjekje për të dëmtuar opozitën. Ky akt kundër meje është një frymëzim  për opozitën. Ndihem më i motivuar se kurrë”, tha Berisha.

Top Channel

Read Entire Article