“SPAK në syrin e ciklonit të kastës së vjetër”, Basha: Pakti Rama-Berisha kundër interesave të shqiptarëve. Do bëjmë çdo gjë që të mos pengojnë të ardhmen e vendit

3 months ago 7

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar një video nga konferenca e sotme për mediat, ku ka komentuar deklaratat e bëra ditën e djeshme në Parlament kreu i SPAK, Altin Dumani.

Sipas Bashës, Dumani ndodhet në syrin e ciklonit për shkak të interesave të përbashkëta të kastës së vjetër politike.

“Altin Dumani dhe SPAK-u janë vënë në syrin e ciklonit të interesave të përbashkëta të kastës së vjetër politike. Kjo u duk edhe dje. Me sulmet e orkestruara, kundër SPAK-ut, me qesëndisjet e një mazhorance të kapur në flagrance në pasuritë e shqiptarëve, që bën sikur është në mbështetje të atyre që i lufton ditë për ditë dhe po krijon edhe aleanca fluide me teatrin opozitar.

Është e qartë se ajo që kemi denoncuar prej fillimit u vërtetua me shifra konkrete edhe nga

raportimi i Altin Dumanit. Pakti midis Edi Ramës dhe Sali Berishës çoi në lirimin e 117 personave të akuzuar, gjykuar, në proces hetimi, apo të dënuar nga SPAK dhe GJKKO për korrupsion, për vjedhje fondesh publike, madje edhe për futje duarsh në vjedhjen e votave të Partisë Demokratike, nga të cilët 40 persona u liruan, 65 persona të dënuar për korrupsion përfituan zbritje dënimi dhe 12 të tjerëve i’u ndal ndjekja penale.

Kjo është ajo që kemi denoncuar prej fillimit. Një pakt kundër interesave të shqiptarëve, për interesat e të korruptuarëve”, shprehet Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article