Spalleti, trajneri i vitit në Itali

7 months ago 29
Reklamë
13:21 30/01/2024

64-vjeçari zbardh planet e Euro2024: Kean sulmuesi që dua, kombëtarja stimul për këdo

Emocionet e kampionatit Europian kanë nisur të ndihen në kampet e 24 kombëtareve të kualifikuara në turneun gjerman. Kundërshtarët e parë të kombëtares shqiptare, Italia synon të ruaj titullin e fituar në edicionin e kaluar, teksa në pankinë do të ketë trajnerin më të mirë të sezonit të shkuar, Luciano Spalletti. Fitorja e kampionatit italian me Napolin kurorëzoi teknikun me këtë çmim prestigjoz.

Ndërkaq, për mediat, ai zbuloi planet që po ndjek për të formuar një skuadër të fortë në Europian.

“Kam filluar ta mendoj që në momentin e parë që mora telefonatën nga Gravina për t’u bërë trajner. Nuk mund të bëj asnjë lloj premtimi, por jam i bindur që lojtarët tanë do të jenë në gjendje të tregojnë potencialin e tyre. Duhet të jeni të bindur që po luani futboll të bukur, të nivelit të lartë, që e meriton një Komb dhe një histori si kjo e jona.”

Trajneri italian identifikoi edhe lojtarin që do përdor në majën e sulmit.

“Do të përdor Kean si sulmues kryesor, sepse ai ka treguar se është një lojtar i fortë. Duhet të kemi shumë alternativa, të kemi lojtarë që mund të luajnë edhe në role të tjera. Ata që duhet të stimulohen mund të rrinë në shtëpi, unë nuk stimuloj njeri. Veshja e fanellës së kombëtares është një stimul për këdo”.

Përballja mes Shqipërisë dhe Italisë do luhet më 15 qershor në ‘Dortmund”, dhe do të transmetohet në televizionin kombëtar “Klan”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article