Spalletti: Ndeshje të denja për çerekfinale

10 months ago 42
15:39 05/12/2023

“Kundërshtarët nuk duhet të jenë të lumtur që kanë në grup Italinë”

Një grup tepër të vështirë dhe ndeshje të denja për çerekfinale i cilësoi trajneri i Italisë, Luciano Spalletti përballjet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Gjithsesi për Spalletti edhe kundërshtarët nuk duhet të jenë të lumtur që në fazën e grupeve të Euro 2024 të kenë përballë skuadrën kampione në fuqi.

“Është e vërtetë që po t’i shikojmë mund të ishin ndeshje të fazës çerekfinale. Jemi Italia dhe për këtë duhet t’i zhvillojmë këto ndeshje siç dimë ne. Është e qartë që askush nuk është i lumtur të luajë kundër nesh. Po ta shikojmë në këndvështrimin e kundërshtarëve, Italia si një skuadër e vazos së katërt nuk është diçka që i lumturon”.

Sipas Spalletti edhe ekipi i tij duhet të përmirësohet, pasi ende nuk ka luajtur një ndeshje me ritëm gjatë të gjithë 90 minutave, por është në rrugën e duhur. Skuadra e Luciano Spalletti do ta nisë Europianin përballë Shqipërisë më 15 qershor në Dortmund.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article