Spanja leksion Zvicrës, Ronaldo udheheq Portugalinë, Modriç “hero” i Kroacisë

1 week ago 33
Reklamë

Portugalia siguroi fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve e ndihmuar nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Veterani shënoi golin e fitores 2 me 1 të luzitanëve kundër Skocisë. Miqtë kishin kaluar të parët  në avantazh në minutën e  7 me anë të Skot Mek Tominei. Për të ekuilibruar shifrat Portugalia duhet të priste minutën e 54. Ishte Rafael leao që shërbeu saktë për Bruno Fernandez që nuk gaboi duke barazuar shifrat.

Në fund përpjekjet e të zotëve të shtëpisë u shtuan. Fillimisht humbi një mundësi të artë Zhoao Feliks përpara se në minutën e 88 Ronaldo të përmbyste shifrat. Në grupin 1 të ligës A, Portugalia udhëheq e vetme me 6 pikë, 3 më shumë sesa Kroacia dhe Polonia. Ballkanasit fituan  1 me 0 ndaj Polonisë në fushën e tyre. Njeriu që vendosi ndeshjen ishte Luka Modric me golin e shënuar në minutën e 52.

Në grupin a4, spikati fitorja e Spanjës në transfertë me Zvicrën 4 me 1. Iberikët të cilët ishin ndalur në një barazim pa gol kundër Serbisë në takimin e parë, këtë herë treguan të gjithë potencialin e tyre. Hoselu dhe Fabian Ruzi shënuan 2 gola për miqtë që në 13 minutat e para. Më tej në mesin e pjesës së parë Le Normand la Spanjën me 10 lojtarë.

Megjithëse Amduni rihapi llogaritë më golin në fundin e pjesës së parë Zvicra ishte e pafuqishme duke mos përfituar as nga epërsia numerike.  Në minutat 77 dhe 80 Fabian Ruiz dhe Ferran Torres thelluan avantazhin e kampionëve të Evropës. Ky grup udhëhiqet me 6 pikë të plota nga Danimarka e cila mundi Serbinë 2 me 0 në fushën e vet. Gronbek dhe Poulsen shënuan për skuadrën nordike./vizionplus.tv

Read Entire Article