Spanja miqësore me Kolumbinë

7 months ago 11
Reklamë
21:51 27/01/2024

Kundërshtarët e Shqipërisë në Euro2024 sfidojnë “Los Cafeteros”, në mars, humbin mbrojtësin Balde

Kundërshtarja e Shqipërisë në Grupin B në Euro 2024 Spanja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Kolumbisë më 22 Mars.

Përballja do të luhet në kryeqytetin anglez, Londër, në shtëpinë e Uest Hem, “London Stadium”.

Të dyja përfaqësueset kanë rezultate të mira në përballjet e fundit, “Furia e kuqe” humbi në vetëm një takim në 2023, ndërsa doli në vend të parë në grup në kualifikuse, si edhe ngriti trofeun e Ligës së Kombeve. Ndërsa amerikano-latinët nuk humbën asnjë ndeshje vitin e shkuar dhe fitoi ndaj rivalëve me emër si Brazili dhe Gjermania.

Ndërkohë “Furia e kuqe” nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin e Barcelonës, Alehandro Balde.

Lojtari pësoi një dëmtim kundër Athletik Bilbaos në Kupën e Mbretit. Pas testeve të kryera rezultoi se futbollisti kishte dëmtuar tendinën e do t’i duhen muaj të jetë gati. Si fillim, ai do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

Kjo do të thotë se gjasat për të qenë në Euro 2024 janë shumë të pakta për të.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article