Spektakël me 289 pikë të shënuara, Lakers triumfojnë ndaj Warriors pas dy vazhdimeve 

8 months ago 5

Një nga ndeshjet më interesante këtë edicion në NBA është zhvilluar në Chase Center mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers.

Për të kuptuar fituesin e këtij dueli spektakolar u desh të zhvillohen dy vazhdime, ku në fund Lakers kanë triumfuar me vetëm një pikë diferencë 144:145.

Ka qenë një ndeshje e zjarrtë ku deri në fundin e saj nuk dihej fituesi, por me dy shënime nga gjuajtjet e lira LeBron James i siguroi fitoren Lakers.

The East:

▪️ Knicks win 6th in a row; move to 4th
▪️ Nets move into final Play-In spot

For more, download the NBA App
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/e2FTuI5rNn

— NBA (@NBA) January 28, 2024

Pikërisht LeBron James ishte më efikasi në këtë takim duke arritur ‘Triple-Double’ me 36 pikë, 20 kërcime e 12 asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Anthony Davis me 29 pikë e 13 kërcime, si dhe D’Angello Russell që shtoi 28 pikë të tjera në fitoren e Lakers.

Ndërkohë te skuadra vendase më i miri në parket ishte Steph Curry me 46 pikë e shtatë asistime, por që në fund nuk mjaftuan për të marrë fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article