Spektakël me fishekzjarrë/ Viti i Ri troket në Shqipëri, BalkanWeb uron shqiptarët: Gëzuar 2024!

9 months ago 30

Viti 2024 ka trokitur! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2023-it. E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët duke përfituar nga temperaturat relativisht te larta megjithëse dimër pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2024 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Edhe pse u tha se këtë vit nuk do të kishte më fishekzjarrë të hedhur privatisht, qielli u ndriçua në të gjithë kryeqytetin nga ngjyrat e tyre. Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Padyshim që show me fishekzjarrë 10 deri në 15 minuta e bëri të paharrueshme këtë natë.
Sot dhe nesër lokalet janë lejuar të vazhdojnë edhe mbas mesnate. Teksa policia ndodhet në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë. Agjencia e lajmeve BalkanWeb, iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2024!”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article