Spektakël me shtatë gola në miqësore

1 year ago 18
Reklamë
22:00 02/08/2023

Spektakël, 7 gola dhe një fitues. Miqësorja e luksit mes Liverpool dhe Bayern Munich pa triumfator bavarezët. Kampionët e Bundesligës arritën që të fitonin vetëm në limitet e kohës së rregullt me shifrat 4-3. Një fitore e mbërritur me përmbysje, pasi ishin anglezët ata që shumë shpejt arritën të shënonin dy gola. Fillimisht Gakpo ndërsa më pas Van Dajk.

Reagimi i Bayern ishte i shpejtë dhe brenda pjesës së parë barazoi llogaritë në 2-2. Protagonist ishte sulmuesi Gnabry, i cili më parë ngushtoi diferencat me golin e tij, ndërsa më pas asistoi për Sane për t’i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjeve në barazim.

Ndryshimet e shumta në fraksionin e dytë ishin të frytshme te Bayern, me gjermanët që ia dolën të përmbysnin sërish avantazhin e krijuar nga Liverpool me anë të Diaz. Stanisic në të 80-të barazoi në 3-3, teksa fitorja e gjermanëve mbërriti falë një supergoli nga i talentuari Kratzig.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article