Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e Premier Ligës, ajo mes Liverpool dhe Manchester United e luajtur në “Anfield”.
Një ndeshje e cila ka dhuruar emocioner të forta pasi Liverpool ju afrua disa herë golit por pa mundur të shënojë.
Në mesin e pjesës së parë ishte holandezi Van Dijk i cili goditi me forcë topin brenda zonës, por portieri Onana i mohoi golin.
Ndërkohë që në pjesën e dytë “Reds” pretenduan për një penallti pas një prekje me dorë të mbrojtësit të United, Shaw, por për arbitrin e ndeshjes gjithçka ishte e rregullt.
Liverpool gjendet menjëherë pas Arsenalit, në vendin e dytë me 38 pikë. United në krahun tjetër, është në vendin e shtatë me 28 pikë.
/Vizionplus.tv/