Spiropali dhe Basha, replika për McGonigal

8 months ago 8
20:29 17/02/2024

Ministrja: “Çadra” u financua me para ruse

Lulzim Basha thotë se është i bindur se çështja “McGonigal” nuk është mbyllur me dënimin e tij nga drejtësia amerikane. Sipas Bashës në dritë kanë dalë të dhëna të reja të cilat do të dërgohen në SPAK.

“Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq”, tha Basha.

Përgjigje ia ktheu jo pa ironi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një koment në rrjetet sociale.

“Lulëzimin e paska zgjuar nga gjumi ëndrra e Saliut se “bomba McGonigal” në Amerikë do hidhte në erë “regjimin monist” të Edi Ramës në Tiranë! Por halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja!”, u shpreh ministrja.

Spiropali thotë se dënimi i McGonigal nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e Bashës se ish-agjenti i FBI ka punuar kundër tij.

“Paratë ruse me të cilat financove çadrën e lirisë dhe e damkose PD-në në raportet serioze amerikane ishin para ruse, janë para ruse dhe do të mbeten para ruse! S’ka ëndërr që të shpëton nga hija e atij pazari të pisët në dëm të Shqipërisë dhe s’ka shqiptar që të beson më kur zgjohesh nga gjumi”, shtoi ministrja.

Spiropali thotë se pavarësisht pritshmërive të Bashës dhe Berishës për çështjen Mcgonigal, Tiranën e vizitoi vetë sekretari Blinken.   

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article