Ministrja Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, në përfundim të ditës së parë të samitit të paqes për Ukrainën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cila përfaqëson edhe qeverinë shqiptare në këtë samit të nivelit të lartë, ka ndarë foton me Zv.Presidenten Amerikane Harris në përfundim të ditës së parë të samitit, në darkën e liderëve të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd.
Postimi i plotë:
“Në Samitin e Paqes për Ukrainën me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të cilën ishte kënaqësi ta takoja në përfundim të ditës së parë të samitit, në darkën e liderëve të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd.”
Kujtojmë se 100 delegacione kanë marrë pjesë në samit, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota. Qëllimi i samitit është të inicojë një proces paqeje, të gjenerojë besim dhe të përvijojë ide për hapat e ardhshëm drejt një procesi të tillë.
Të gjitha shteteve të pranishme duhet t’u jepet mundësia të parashtrojnë vizionet e tyre për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb