Sportivja “Marca”: Mbappe ka firmosur me Real Madrid deri në 2029

7 months ago 22
Reklamë
18:58 19/02/2024

Kilian Mbappé do të jetë një futbollist i Real Madrid duke nisur nga 1 korriku. Ylli francez ka firmosur kontratën me “Los Blankos” rreth dy javë më parë, raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marka”.

Te PSG po përgatiten që të jetojnë muajt e fundit me 25-vjeçarin në “Park dë Prins”. Presidenti i “galaktikëve” Florentino Perez arriti pas një kohe të gjatë që të bindte yllin francez për kalimin në “Bernabeu”. Mbappe do të jetë pjesë e “Los Blankos” për pesë vitet e ardhshme.

Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe madje refuzoi edhe një ofertë të fundit të parisienëve. Paga e yllit francez do të jetë e lartë, por jo larg emrave të mëdhenj të ekipit si Toni Kros dhe Luka Modriç.

25 vjeçari do të paguhet nga 15 deri në 20 milionë euro plus bonuse të lidhura me objektivat.

Por do të ketë edhe një bonus mirëseardhjeje, që do të jetë më i ulët se sa ai i paracaktuar në 2022 prej 130 milionë eurosh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article